Presidenti Erdogan ka mberritur ne sallen e Kuvendit ku do te mbaje edhe një fjale përshëndetese. Qe ne hyrje te Kuvendit ai u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla ndërsa ishte i shoqëruar nga forca te shumta sigurie.

Kujtojmë se ai e nisi vizitën e tij zyrtare ne Tirane duke inaguruar bllokun e ndërtesave ne qytetin e Lacit te rindërtuara pas tërmetit te 26 nentorit 2019. Me pas ai u prit ne kryeministri nga Edi Rama ku pas takimit mbajtën edhe një konference te përbashkët.