Numërimi i votave për përzgjedhjen e kandidatëve të Grupit të Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit ka përfunduar në Dibër, Durrës dhe Vorë.

Demokratët e Durrësit zgjodhën Ardian Mukën, i cili shkon në garën për kryetar bashkie.

Vora zgjodhi Lulzim Vranën si kandidat për kryetar bashkie.

Ndërsa në Dibër fitoi Premtim Kryemadhi.

Nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Komisioni i Rithemelimit çeli votimin në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë përzgjedhjen e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ftoi anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Vorë që të bëhen pjesë e procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.

Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës ishin:

DIBËR:

Behar Baudin Dema, ekonomist

Dafina Bajram Muda, psikologe

Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

Elton Ilir Bano, jurist – avokat

Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË:

Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

Alfred Ernest Kocobashi, jurist

Arben Xhavid Maliqi, jurist

Astrit Myfid Bushati, Jurist

Bardh Ali Spahia, Mjek

Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

Luan Gani Beta, Inxhinier

Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.