Barcelona nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon, teksa është shumë larg pritshmërive.
Largimi i Lionel Messit drejt PSG duket se ka rënduar më së shumti në skuadrën katalanase. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, blaugranat kanë probleme financiare prej kohës.
Me ardhjen e trajnerit Xavi Hernandez në krye të skuadrës, duhen përforcime për të ndërtuar një skuadër konkurruese siç e ka “skicuar” në mendjen e tij tekniku spanjoll.
Kriza financiare nuk është shumë në favorin e drejtuesve të Barcelonës të cilët i kanë mundësitë minimale për t’ia plotësuar kërkesat trajnerit të tyre.
Verën e kaluar kur klubi mori Memphis Depay, Eric Garcia dhe ‘Kun’ Aguero falas, edhe këtë vit ata po mendojnë në transferime pa kosto.
Emri i Cesar Azpilicueta është ai që tingëllon me më shumë në zyrat e klubit. Futbollistit veteran mund t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2025. Ai do të kthehej në Spanjë pas 10 sezonesh shumë bindës në “Stamford Bridge”, ku fitoi edhe shumë trofe.
Drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany po studion edhe emrat e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger po ashtu nga Chelsea.
Pastaj vjen emrin i Niklas Sule i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Bayernin dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe sot nga klubi.
Mbrojtësi i fundit në listën e Barcelonës është Noussair Mazraoui, një mbrojtës i djathtë i cili ka deklaruar se “shanset që ai të vazhdojë te Ajax janë shumë të vogla”.
Në qendër të fushës, Franck Kessie është emri primar. Sipas mediave spanjolle negociatat mes lojtarit të Bregut të Fildishtë dhe Barçës janë shumë të avancuara.