Detaje të reja kanë dalë në dritë nga protesta e dhunshme që organizoi dje para selisë blu ish-kryeministri Sali Berisha. Në media janë publikuar pamje që dëshmojnë dhunën e ushtruar dje nga protestuesit te selia e Partisë Demokratike.
Në disa foto shihen se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha ishin të përgatitur për dhunë dhe për të shkatërruar dyer e dritare të selisë blu.
Siç mund ta shihn, mbështetësit e Berishës kanë marrë me vete qese të mbushura me gurë, përveç traut prej çeliku, varresë e lëndëve plasëse.