Ish deputeti Lefter Maliqi ka shpallur fitoren pas përfundimit të protestës së Sali Berishës. Ai thotë se ky uragan popullor nuk ndalet dhe se Ramës dhe Bashës i erdhi fundi.
“Protesta e radhës duhet para Kryeministrisë. Demokracia në rrezik, Rama-Luli vëllezër diktatorë kundër pluralizmit për shuarjen e opozitës. Skandal, turp, krim, vepër e rëndë penale nga Lul pengu, me banditët e vet dhunon kryetarin e grupseksionit nr 6 në Tiranë të Partisë Demokratike. Luli patericë e Ramës me mbrojtje të policisë së Ramës kujton se do mbajë peng shtepinë e demokratëve, kujton se do mbajë peng demokracinë dhe pluralizmin politik, fundi i Lul pengut ka lidhje me fundin e narkoshtetit te Rames. Uragani popullor s’ndalet, revolucioni demokratik do triumfojë”, shkruan Maliqi.