Mauricio Pochettino ka dëshirë të kthehet në Premier League. Trajneri argjentinas nuk është pranuar plotësisht nga ana e shtypit francez, ndërsa Manchester United duket se ka nisur kërkimet për të gjetur pasardhësin e Rangnick.

Sipas The Sun, Pochettino po pret vetëm një telefonatë nga Djajtë e Kuq për t’i thënë lamtumirë PSG-së. Duket se do të jetë pikërisht Poch ai që do të marrë vendin e Rangnick në Old Trafford, duke parë se kontrata e gjermanit skadon në qershor.