144 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997”, ka bërë të ditur MSH.