Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se subjektet private të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit, të cilët janë arrestuar.
Ndërsa qëllimi i blerjes së të dhënave është përdorur për punën e tyre, por detajet janë ende nën hetim nga prokuroria.
‘Prokuroria është e vendosur të hetojë çdo lloj subjekti apo individ që kanë një qëllim të caktuar. Në raport se kush janë subjketet, janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore, që i kanë përdorur dhe shitur ato, dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.’- tha Imeraj.
Hetimet e Prokurorisë tregojnë se publikimi i listave me të dhënat e shqiptarëve nuk ka pasur prapavijë politike, ndryshe nga çfarë është pretenduar më parë nga palë të ndryshme.