Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në vijim të punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)”, rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur.

Sipas ARRSH-së, mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.