Për Ramën demokratët duhet të bëjnë ccmos që t’i japin fund kësaj situata që e ka kapluar dhe duhet ta gjejnë vetë se cili do t’i udhëheqëse.
“Mbahen të dy që të mos bien të dy, ndërkohë që ne duam të ndihmojmë paqen. Unë s;jam këtu për të kërkuar sot nga demokratët që të bëhen votues të Partisë Socialiste e as për të thënë ‘sa mirë që u shkatërrua opozita’ Por të bëjmë çmos të gjithë së bashku që ta çlirojmë politikën nga ky mentalitet, këtë ndasi dhe urrejtje të ccmendur mes dyja kampeve. Të gjejmë rrugë që kjo situatë të marrë fund. Demokratët duhet ta gjejnë vetë atë që duhet t;i udhëheqë. Kjo do të kërkojë kohën e vet por ama është shumë e rëndësishme se nuk bëhet fjalë këtu për të fërkuar duart”, tha Kryeministri, i cili nënvizoi se ky vend ka kohë që është pa opozitë
“Një opozitë që nuk të sfidon me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma shumë më të avancuara. Por të sfidon me molotovë. Të njëjta mjete të djeshme kanë përdorur disa vite më parë poshtë kësaj godine”, tha Rama.