Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalimin në ceremoninë e rindërtimit të banesave në Laç me një mënyre të pazakonte, duke falënderuar inxhinierin turk që punoi në Laç. Ai tha se Serveti ka ndihmuar edhe më shumë në forcimin e vëllazërinë pasi ka martuar djalin me një shqiptare, duke ia kaluar Erdogan.

“Unë do e mbyll fjalimin me Servetin, i cili për mua është shembulli i njeriut të punës që ka farkëtuar të gjithë politikën e Turqisë. Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje, e ka tejkaluar edhe presidentin, pasi djalin e ka martuar me një shqiptare. Zoti president shumë shumë faleminderit”, tha Rama.

Në janar të 2021, Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e fejesës së një çifti në Mamurras. Bëhet fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, i cili u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama, i cili i pranishëm në shkëmbimin e unazave.