Në qarkun e Korçës ka pasur sërish gjatë natës reshje dëbore dhe në zona të veçanta të shoqëruara me erë. Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar të dhënave nga autoritetet raportoi për “BalkanWeb” se po punohet për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset.
Në rrugën e Voskopojës janë dy borëpastruese, ashti si në rrugën e Dardhës. Në segmentin Korçë -Dvoran një borëpastruese; në rrugën Korçë -Qafa e Qarrit -Erseke tre borëpastruese; në rrugën Ersekë-Leskovik dy borëpastruese.
Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi në akset rrugore Korçë – Qafa e Qarrit – Ersekë- Leskovik; Korçë-Voskopojë; Korçë-Dardhë duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paradites.
Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët në vijim. Trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperaturat mesatare janë – 4 gradë.
Puna do vazhdojë për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës.