Nga Eduard Zaloshnja

Zgjedhjet lokale, teorikisht, kanë të bëjnë me probleme thjesht lokale (siç presupozohet nga vetë emri i tyre). Në një bashki X, njëri nga kandidatët mund të perceptohet nga votuesit e thjeshtë si më i afti për administrimin e punëve lokale të bashkisë, pavarsisht se cila parti e ka kandiduar. Sidoqoftë, këto zgjedhjet e pjesshme lokale shqiptare të 6 marsit në 6 bashki nuk do të jenë thjesht lokale…

Përplasja më epike në PD qysh nga themelimi i saj (ku për herë të parë, Berisha e gjen veten jashtë selisë) do të reflektohet padyshim në garën e 6 marsit. PD-ja zyrtare (me kryetar Bashën) ka deklaruar publikisht se do të ketë nga një kandidat të saj në secilën nga 6 bashkitë. Ndërsa PD-ja e oborrit të SHQUP-it (ajo e Berishës) duket se do të dalë me një listë 6 kandidatësh të përbashkët me LSI-në, PR-në e ndonjë parti tjetër opozitare.

Javanews
Home Kryesoret
Rezervuari i votave për 6 marsin
22/01/2022 09:58
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike
Nga Eduard Zaloshnja

Zgjedhjet lokale, teorikisht, kanë të bëjnë me probleme thjesht lokale (siç presupozohet nga vetë emri i tyre). Në një bashki X, njëri nga kandidatët mund të perceptohet nga votuesit e thjeshtë si më i afti për administrimin e punëve lokale të bashkisë, pavarsisht se cila parti e ka kandiduar. Sidoqoftë, këto zgjedhjet e pjesshme lokale shqiptare të 6 marsit në 6 bashki nuk do të jenë thjesht lokale…

Përplasja më epike në PD qysh nga themelimi i saj (ku për herë të parë, Berisha e gjen veten jashtë selisë) do të reflektohet padyshim në garën e 6 marsit. PD-ja zyrtare (me kryetar Bashën) ka deklaruar publikisht se do të ketë nga një kandidat të saj në secilën nga 6 bashkitë. Ndërsa PD-ja e oborrit të SHQUP-it (ajo e Berishës) duket se do të dalë me një listë 6 kandidatësh të përbashkët me LSI-në, PR-në e ndonjë parti tjetër opozitare.

MOS HUMBISNI
Mgid
Mgid

Keshilla te thjeshta per te pastruar enet e gjakut nga shtepia
Cardio NRJ

Bëni këtë para se të shkoni në shtrat dhe digjni 1 kg yndyrë gjat
Diet Lite

47 vjeçarja me fytyrë bebi. Ja çfarë bën ajo para gjumit
Hialuron Plus
Kështu që lajmi politik i zgjedhjeve të 6 marsit (që teorikisht duhej të ishin thjesht administrative) do të jetë se sa votues opozitarë do të votojnë për 6 kandidatët e PD-së zyrtare (të Bashës), sa për 6 kandidatët e koalicionit Berisha-Kryemadhi-Mediu etj., dhe sa për asnjërin (duke ndejtur në shtëpi më 6 mars).

Në zgjedhjet përlamentare të 25 prillit të vjetshëm, për PD-AN dhe për LSI-në votuan në 6 bashkitë rreth 141.4 mijë zgjedhës (rreth 5% e tyre mund të kenë bërë ndonjë ngatërresë në fletën e ndërlikuar të votimit dhe u ka rezultuar vota e pavlefshme). Në tabelën shoqëruese jepet shpërndarja e votave opozitare të 25 prillit në secilën nga 6 bashkitë që do kenë zgjedhje të pjesshme më 6 mars.

Kuptohet që kandidatët opozitarë (si të Bashës, edhe të Berishës-Kryemadhit-Mediut etj.) do të synojnë të marrin sa më shumë vota nga ata zgjedhës që votuan më 25 prill për partitë opozitare (PD-AN dhe LSI). Raporti i votave që do të marrin dy fraksionet më 6 mars në secilën bashki dhe në total, nga ky rezervuar votash opozitare, do të shërbejë si një indikator politik për të ardhmen e tyre në mejdanin e gjerë elektoral.

Në kampin pozitar, stuata është fare e qetë – kandidatët e PS-së thjesht do të synojnë të marrin sa më shumë vota nga ata zgjedhës që votuan më 25 prill për partitë pozitare (PS dhe PSD). Gjithsej për këto dy parti votuan në 6 bashkitë rreth 136.3 mijë zgjedhës më 25 prillin e vjetshëm (rreth 5% e tyre mund të kenë bërë ndonjë ngatërresë në fletën e ndërlikuar të votimit dhe u ka rezultuar vota e pavlefshme).

Sa votuan per secilin kamp më 25 prill në 6 bashkitë

Sa votuan per secilin kamp më 25 prill në 6 bashkitë
Bashkite PD-AN LSI PD-AN +LSI PS+PSD
Durres 45,650 6,450 52,100 55,400
Shkoder 31,400 8,300 39,700 26,950
Lushnje 17,900 3,050 20,950 26,300
Diber 14,450 2,450 16,900 12,200
Vore 6,000 950 6,950 9,300
Rrogozhine 4,150 650 4,800 6,100
TOTAL 119,550 21,850 141,400 136,250