Cristiano Ronaldo shënoi 451 gola me Real Madridin, megjithëse për disa janë 450 të tillë, sepse njëri prej tyre preku shpinën e Pepe dhe përfundoi në rrjetë. Cristiano u largua nga “Los Blancos” në atë mënyrë, duke prishur festën e Kievit, para se kapiteni Ramos të ngrinte të 13-tën Ligë Kampionesh. Sidoqoftë, la një farë që në tri sezone e gjysmë më pas ka mbirë në një tjetër golashënues të kohës.

Karim Benzema nuk do të barazojë 451 golat e CR7 (as 450), por nëse shëndeti e lejon, ai do të largohet nga “Bernabeu” si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit. Metamorfoza ndodhi me Karim pas largimit të portugezit, të cilin tashmë e ndjek edhe në gola, i vetmi rekord ku nuk mundi të konkurronte me ish-mbajtësin e numrit 7 në “Bernabeu”.

Në të gjitha aspektet e tjera ishte dhe është superior. Në realitet, askush nuk është i barabartë me Benzema në kuptimin e lojës sulmuese. 301 golat nuk janë keq për një lojtar, kritikët e të cilit, që nuk panë përtej të dhënave, fajësuan mungesën e vazhdimësinë në disa raste. Sidoqoftë, mbi objektivat është ndryshimi intim në marrëdhënien mes Benzema dhe Real Madridit.

Futbollisti e kuptoi se skuadra kishte nevojë për një version tjetër të tij, një ndryshim që filloi me rutinat personale të francezit (në moshën 34-vjeçare është më i mirë se kurrë) dhe që u pasqyrua me bollëk golash në fushë. 109 golat e shënuar që nga largimi i Cristianos e bëjnë atë “fenerin ndriçues” të Real Madridit, i nxitur nga shpërthimi i Vinicius. Të dy janë çelësat e ëndrrave të bardha në këtë sezon.