Robert Berisha ka dhënë se fundmi një intervistë ku ka folur edhe për ish-bashkëshorten Nora Istrefi.

I ftuar në emisionin “Pikë”, ai tregoi se si qëndron raporti me Norën dhe shumë gjëra rreth jetës së tij personale.

Roberti tha se nëse Nora do e ftonte në dasmën e saj do të këndonte këngë vetëm që ajo dhe vajza të ishin të lumtura.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, tha Roberti.