Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur seancën e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën. Në seancë, ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.
Ai thotë se Shqipëria ndihet e shqetësuar për trupat ruse që gjenden në kufi me Ukrainën. Sipas Hoxhës, zgjidhja e konfliktit është diskutimi dhe negociatat, parim të cilin ka ndjekur edhe Shqipëria gjatë drejtimit të OSBE në 2020.
“Shqipëria beson se kjo krizë mund dhe duhet të zgjidhet përmes bisedimeve dhe diskutimeve.
Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë kryesor gjatë kryesimit të OSBE, në vitin 2020. E njëjta gjë mbetet edhe tani, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Hoxha.