1.801 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19, nga 8.327 testime të kryera gjithsej, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Katër pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 3.237. Viktimat janë një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç. Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektimeve, me 914 raste të reja, 95 raste kanë rezultuar në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnjë, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 12.283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Janar 2022) Raste të reja ditore 1,801 Të shëruar në 24 orë 303 Të shtruar në spitale 114 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 8,327 Testime totale 1,524,940 Raste pozitive 218,487 Raste të shëruara 202,967 Raste Aktive 12,283 Humbje jete 3,237 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5,962 Fier 1,111 Durrës 995 Elbasan 856 Shkodër 762 Vlorë 765 Berat 425 Gjirokastër 460 Lezhë 365 Korçë 310 Dibër 172 Kukës 100