SHBA ka shprehur sërish mbëtetjen e saj për Ballkanin e Hapur. Ambasadorja Yuri Kim, në një intervistë në ‘Euronews, u shpreh se Ballkani i Hapur është një nismë që tregon se Shqipëria po punon mirë me fqinjët e saj.

Yuri Kim: Shqipëria po punon mirë me fqinjët e saj. Për shembull, gjëra si Ballkani i Hapur, që synon të rrëzojë barrierat mes vendeve për ta bërë biznesin më të lehtë. Kjo do të ndihmojë sepse Shqipëria është vend me 2.8 milionë banorë, një popullsi jo shumë e madhe, pra jo treg shumë i madh. Por kur e kombinon me të gjithë të tjerët në rajon, prandaj ka rendësi që Ballkani i Hapur të mbetet i hapur vërtet për të gjithë gjashtë vendet. Kur i bën bashkë, bëhet një treg ku kompanitë amerikane dhe të tjerët do duan të investojnë, do duan të vijnë. Kjo është pozitive.