Javanews
Home Kryesoret
6 marsi/ Shehi: I humbim bashkitë po s’dolëm me një kandidat, koha që shumë vendime të merren përmes referendumit
29/01/2022 08:31
6 marsi/ Shehi: I humbim bashkitë po s’dolëm me një kandidat, koha që shumë vendime të merren përmes referendumit
Dashamir Shehi thirri një konferencë për të prezantuar një projektligj të ri për referendumet. Ishte i bindur se shumë prej kolegëve që i kishte njoftuar do t’i përgjigjeshin, por kjo nuk ndodhi. Për zgjedhjet e 6 marsit u shpreh se opozita do të humbë nëse nuk del me kandidatë të përbashkët. Por çfarë do të bëjnë partitë e vogla opozitare nëse edhe Basha e Berisha do të dalin me kandidatët e tyre?

“U bë me një kandidat, na keni të gjithë nga mbrapa. U bë me shumë kandidatët, do t’u themi qytetarëve ikni e votoni atë që u duket më i miri”, tha Shehi. Por dje Shehi shprehu hapur zhgënjimin nga deputetët e opozitës, të cilët i kishte ftuar në një konferencë për të prezantuar një projektligj për referendumet, por që nuk erdhën.

“Platforma ‘Po’ dhe unë do të propozojmë në Parlament ligjin për referendumet. Kam lajmëruar edhe deputetët për të pasur një përkrahje parlamentare, ato që kam ftuar nuk janë. Si duket debati që ka përfshirë Parlamentin u duket më i rëndësishëm. Referendumet na duhen në shkallë kombëtare, për të marrë vendime që ne mendojmë se nuk duhen deleguar vetëm te partitë. Është edhe një detyrim, ngarkesë që i vihet qytetarit në shpinë”, u shpreh kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi. I vetmi që mori pjesë ishte kreu i PAA-së, Agron Duka.