Përmes një deklarate në faqen zyrtare, Benfica mohoi çdo qasje ndaj Andriy Shevchenkos për të marrë postin e trajnerit sezonin e ardhshëm.

Ukrainasi, i cili ishte koleg i Rui Costa-s te Milani, është larguar së fundmi nga Genoa por shqiponjat garantojnë se nuk po negociojnë me ish-sulmuesin “ose me ndonjë tjetër”.

Në shënim, Reds përforcojnë besimin edhe te Nelson Verissimo, zëvendësuesi i Jorge Jesus në stolin e ekipit të parë.

Ja deklarata:

“Sport Lisboa e Benfica sqaron se nuk iu afrua Shevchenkos apo ndonjë trajneri tjetër, përveç atij aktual, pas largimit të Jorge Jesus. I vetmi trajner që Benfica iu afrua ishte Nelson Veríssimo, i cili do të drejtojë ekipin e Benfica-s të paktën deri në fund të këtij sezoni.