Janari ka regjistruar një shifër të lartë vaksinimesh antiCovid. Vetëm në dy javët e para të muajit në vend janë kryer afro 97 mijë vaksinime anticovid. Prej tyre afro 7800 janë kryer vetëm jashtë vendit. E thënë ndryshe vetëm gjatë muajit Janar, nga mejkët e familjes janë regjistruar në e-albania 3900 qytetarë shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit. Krahas dozave të para dhe të dyta, Shqipëria po vijon paralelisht edhe vaksinimin për dozat e treta për të gjithë popullatën mbi 16 vjeç.
E teksa Janari ka shënuar rritje për shkak edhe të masës detyruese të green pass për punonjësit e administratës, supermarketeve dhe qendrave tregtare, ende mbetet një numër i ulët i të rinjve 16-17 vjeç të vaksinuar. Sipas statistikave zyrtare të ISHP, tek grupmosha 16-17 vjeç janë vaksinuar vetëm 1.1 % e tyre.
Sipas mjekëve, rritja e mbulesës vaksinale në vend do të sillte një përmirësim të situatës së Covid në një kohë kur Shqipëria po regjistron shifra rekord infektimesh për shkak të qarkullimit të Deltës dhe Omicron.