Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend, ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.
Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid.
“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të çertifikatave të vaksinimit, çertifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.
Kujtojmë se prej ditësh në vendin tonë është parë një rritje e infektimeve.