Partia Demokratike e Kosovës e cila në dy palë zgjedhjet e fundit ka mbetur në opozitë, synon t’i kthehet opozitarizmit të vjetër që kishte dikur duke formuar sërish qeverinë nën hije.
Përmes qeverisë në hije, për çdo dikaster apo institucion të qeverisë, formohet një “dikaster hije” i opozitës.

“Ne konsiderojmë se një qeveri në hije e Partisë Demokratike është shumë e mirëseardhur për shëndetin demokratik të Kosovës, për ta demaskuar populizmin si mendësi më herët partiake e tash qeveritare”.

Synimi i PDK-së nuk është vetëm të kritikojë qeverinë, por të përgatisë popullatën se kjo parti është alternativë qeverisëse.