Gazetari Sokol Balla ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shfaq sot në krah të protestuesve të ’5 Majit’. Balla shkruan në Twitter se pallati ku jeton sot Berisha ëshët ngritur mbi truallin e aktores së ndjerë Elida Cangonji, që sipas tij iu grabit nga gjykatat nën qeverisjen e PD.
Ja reagimi i plotë i Sokol Ballës: Berisha: “Ndertuesit private e publike duhet te merren vesh me banoret”. Pyetje: Sali, a e njeh Elida Cangonjin? Sot Ti banon jo thjesht ne pallatin e ngritur mbi shtepine qe iu grabit asaj nga ndertuesit e gjykata jote, por varrin e vdekjes se saj te parakohshme nga trishtimi!