Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është e sigurt që PS-ja do të fitojë zgjedhjet në 6 bashkitë për kryetar, por ka një mesazh për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në 25 prill ai ka trumbetuar me të madhe se, ishte në gjendje të sillte ndryshimin që shqiptarët donin, por nuk e lejuan pasi i vodhën votat.
Prandaj, nisur nga kjo deklaratë, ministrja Spiropali ngre pyetjen se si do të justifikohet Basha për humbjen e radhës.
“Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen”, shkruan Spiropali.
Kjo deklaratë e Spiropalit, vjen pas akuzave të Bashës ku flet për trekëndëshin e Bermudës, Rama-Berisha-Meta, në një kohë edhe kur këto dy të fundit, sot deklaruan se do të futen në koalicion së bashku në garën e 6 marsit.