Gati gjysma e personave që janë infektuar me covid-19 në valën e parë të infeksioneve mund të kenë ndryshime afatgjata apo edhe të përhershme në shqisën e tyre të nuhatjes, sipas një studimi suedez.
Një humbje e papritur e nuhatjes ose një ndjenjë e “nuhatjes së dobësuar u shfaq si një simptomë e pazakontë e koronavirusit në fillim të pandemisë. Dhe ndërsa shumë njerëz u shëruan shpejt, të tjerë zbuluan se shqisa e tyre e nuhatjes nuk u kthye kurrë në normalitet.
Studiuesit arritën në përfundimin se 65% e atyre që u shëruan nga koronavirusi “përjetuan” problem në nuhatje18 muaj pas infektimit, krahasuar me 20% të atyre që nuk e kishin kaluar Covidin.