Sipas një studimi britanik, doza e tretë përforcuesee e vaksinës kundër Covid-19 rrit nivelin e antitrupave, duke neutralizuar kështu Omicron. Sipas studiuesve, personat që morën dy doza të Pfizer, niveli i antitrupave ishte rreth tre herë më i ulët kundër Omicron sesa Delta.

Ndërsa tek personat që morën dy doza të Astra Zeneca, nivelet e antitrupave kundër Omicron ishin shumë të ulëta për tu matur. Studiuesit, të cilët analizuan 620 mostra gjaku te 364 persona, zbuluan se nivelet e antitrupave u reduktuan brenda tre muajve të parë pas dozës së dytë, por shënuan rritje të antitrupave pas marrjes së dozës së tretë.

Në përgjithësi, nivelet e antitrupave janë pothuajse 2.5 herë më të larta kundër Omicron pas tre dozave, në krahasim me dy dozat. Studiuesit zbuluan gjithashtu nivele më të larta të antitrupave tek personat që morën dy doza ose Pfizer ose Astra Zeneca dhe gjithashtu kishin simptoma të Covid-19, në krahasim me personat që nuk kishin simptoma, raporton abcnews.al

Edhe pse vetëm nivelet e antitrupave nuk parashikojnë efektivitetin e vaksinave, ato janë një tregues shumë i mirë i mbrojtjes kundër Covid-19. Studimi i ri konfirmon se nevojiten tre doza vaksine për të rritur mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda dhe rrezikut të shtrimit në spital për shkak të Covid-19.

Studiuesit konfirmuan gjithashtu se antitrupat monoklonal sintetik Xevudy (sotrovimab), të përdorur për të parandaluar dhe trajtuar pacientët me rrezik të lartë për sëmundje të rënda, mund të “vrasin” Omicron.