Shkencëtarët në SHBA kanë zbuluar për herë të parë faktorët përgjegjës për humbjen e aromës dhe shijes kur infektohemi me COVID.
Kjo humbje është një tipar i dallueshëm i infeksionit me koronavirus, megjithëse jo të gjithë pacientët e shfaqin atë, por ende nuk është e qartë pse ndodh kjo. Studimi i ri tregon se ka një sfond gjenetik për dallimet e vëzhguara nga personi në person, për sa i përket humbjes së nuhatjes dhe shijes.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Adam Oton i ‘23andMe Inc.’, analizuan gjenomet e plota të gati 70,000 njerëzve mbi moshën 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Disa variante gjenetike afër dy gjeneve (UGT2A1 dhe UGT2A2) rrisin 11% mundësinë e një individi për të përjetuar një humbje të nuhatjes ose shijes pasi infektohen me koronavirus.
Këto dy gjene kodojnë enzimat që janë të shprehura në qeliza, të cilat janë të pranishme brenda hundës dhe janë të përfshira në zbulimin e aromave. Zbulimi hedh më shumë dritë mbi mekanizmat biologjikë themelorë të humbjes së nuhatjes ose shijes së Covid-19.