Juventus është e aftë në merkato, por edhe Zonja ka patur dështimet e saj. Ka akoma shumë fantazma bardhezi që vazhdojnë të… infektojnë futbollin!
I keqi
Në fillimin e sezonit 2009/10, në Torino ka shkuar Felipe Melo, i marrë nga Fiorentina për plot 25 milionë euro.
Megjithatë, pas një fillimi të mirë, braziliani e ka paguar shtrenjtë momentin jo shumë të mirë që po kalonte klubi bardhezi.
Juventus ka zënë dy vende të shtata radhazi dhe Melo ka qenë një nga më të kritikuarit, edhe për shkak të shumës së madhe të shpenzuar për ta marrë. Në fund është shitur te Galatasary, për t’u kthyer më pas në Itali tek Inter-i.
Pas zikaltërve është transferuar te Palmeiras, ku ka fituar dy Kupa Livertadores. Tani është një lojtar i Fluminense-s.
Sukses apo dështim?
Kampion apo dështim? Dimensioni i vërtetë i Diego-s, ndoshta, është në mes.
Braziliani sapo kishte fituar Brasilerao dhe Libertadores me Flamengo-n, por konsiderohet një nga dështimet më të mëdha të merkatos së bardhezinjve.
Pas 23 milionëve të shpenzuar, ai ka luajtur vetëm një sezon tek Juventus para se të largohej te Wolfsburg.
Gjermanët e huazuam për dy vite tek Atletico Madrid (2011-12 dhe 2013-14), ku braziliani ka fituar në fillim një Europa League dhe një La Liga. Dhe në Brazil është kthyer i rëndësishëm dhe fitues. Ku qëndron e vërteta?
Oktapodi
E vështirë të pranohet, por ka qenë vendimi i duhur.
Këtë ka thënë për tërheqjen e tij Momo Sissoko, meteor bardhezi që në 2020-ën ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli. Eksperienca e tij tek Juventus nuk ka qenë aspak e paharrueshme.
E ka kërkuar me ngulm Ranieri në merkaton e janarit 2008-të dhe klubi torinez ka shpenzuar 11 milionë euro për të. Por mes dëmtimeve dhe trajnerëve që nuke marrin në konsideratë (si Delneri), Oktapodi nuk arrin të tregojë tentakulat aq shpesh. Katër sezone anonime për të, më pas lamtumira.
Meteor
Milos Krasic, dy vite tek Juventus, ku ka shkuar në 2010-ën për 15 milionë euro. Gjashtë muajt e parë kanë qenë të pabesueshëm. Një sulmues krahu biond që nuk mund të ndalej nga kundërshtarët.
Krahasimet me Nedved kanë qenë të shumtë, por kanë qenë të nxituar.
Zhduket nga radarët bardhezi me Conte-n dhe fillon një pelegrinazh të gjatë në Europën Lindore. Serbi, më pas Poloni, dhe në fund tërheqja në 2018-ën.
Zhgënjim
Merkato e verës 2012 ka sjellë dy emra të rinj te bardhezinjtë.
Për 9 milionë euro secili, Juventus ka blerë nga Udinese, Asamoah dhe Isla. Ganezi ka qenë një burim i rëndësishëm për Conte-n, kiliani më pak.
Dy vite më pas, Zonja paguan gjysmën e dytë të shumë, për një total prej 13 milionë eurosh, por më pas e jep në huazim. Në 2017-ën kalon te Cagliari për 4 milionë euro dhe tani, në moshën 33 vjeç, drejton mesfushën e Flamengo-s.
Jo keq, por as karriera që mund të pritej pas shpërthimit në Udine.
Tulipani që nuk lulëzoi
Në Turqi po specializohen në ringjalljen e dështimeve të Juventus-it, sepse kampionati turk ka pritur një yll pak shkëlqyes të historisë së bardhezinjve.
Më 31 gusht 2011, Zonja ka lajmëruar blerjen e holandezit Elia, i marrë nga Hamburg për 9 milionë euro.
Ndoshta do të kishte qenë më mirë të shpenzoheshin ndryshe, duke parë se Conte kalon shumë shpejt nga skema 4-2-4 tek ajo 3-5-2, në të cilën holandezi është i padobishëm. Në total, tulipani ka grumbulluar vetëm 5 ndeshje me bardhezinjtë.
Ka qenë një nga sulmuesit e Istanbul Basaksehir, por edhe nga ato anë nuk është se ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe tani është pa ekip.
Lordi
Lord Nicklas Bendtner, për fatin e bardhezinjve, është marrë falas nga Arsenal-i, por jo për këtë konsiderohet më pak dështim se të tjerët.
Pas sezoni jo të paharrueshëm me bardhezinjtë (2012/13), në të cilin arrin gjithsesi të festojë titullin si kampion i Italisë, danezi ka vazhduar xhiron nëpër Europë.
Është kthyer në Angli, më pas është zhvendosur në Norvegji, ku është kthyer të shënojë me vazhdimësi, për t’u rikthyer më pas në Copenhagen-in e tij.
Për fat të keq, klubi ka vendosur të mos i ofrojë një kontratë afatgjatë dhe ai ka vendosur të tërhiqet.
Super dështim
Rrethi mbyllet me një prej objekteve misterioze më të mëdha të historisë bardhezi.
El Malaka, Jorge Martinez, i paguar 12 milionë euro për ta marrë nga Catania në 2010-ën dhe që nuk e ka parë pothuajse kurrë fanellën e Juventus-it.
Për të, i cili është ndalur shpesh nga probleme fizike, kanë ardhur vetëm 20 ndeshje në sezonin e vetëm në Torino, duke parë se më pas është dhënë në huazim deri në skadencën e kontratës, që ka zgjatur deri në 2016-ën.
Dhe, për të treguar besnikërinë e tij, Martinez u tërhoq nga futbolli në 2017-ën me fanellën e… Juventud.