Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të temperaturave të ulëta është bërë trajtimi me kripë në akset me prani bore për të shmangur ngricat, si në Tropojë, Kukës, Korçë.
Sipas ARRSH-së, temperaturat e ulëta, pa reshje kanë përfshirë vendin dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 gradë Celsius.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore.