Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se edhe pse moti ka qenë me ngrica nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor.
Në raportin mbi situatën e motit për ditën e sotme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sqaron se temperaturat kanë variuar nga -2 në jug, -6 në verilindje dhe në pjesën juglindore -10 gradë. Nuk ka patur probleme në rrjetin e ujësjellësit dhe stacionet e pompimit.
Po ashtu Balluku njofton se nuk ka pasur probleme me portet dhe aeroportet në vend.
Balluku informon se gjatë natës janë raportuar 3 defekte në rrjetin TM dhe 2 defekte në pjesën 35V duke prekur 5 mijë abonent.
“Në nënstacionin e Tiranës 220 V pësoi një avari një transformator duke nxjerrë jashtë pune fiderin 20kv. Avaria u riparua për 50 minuta, ndërsa pati stakim vetëm 17 minuta për furnizimin me energji të qytetarëve”, informon ministrja.
Balluku tha se, ulja e temperaturave ka rritur me 50% ngarkesën e rrjetit, shkak për avari kryesisht në qendër të vendit.