Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në thellësi 2 kilometër ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Pukës.

Në një njoftim për mediet, Bashkia e Pukës bën të ditur se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjja e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe rënie suvaje ka dhe në spitalin e qytetit.

Bashkia Puka ka porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.