Omicron është përhapur në shumë vende të Europës dhe në botë, dhe sipas ekspertëve pritet të bëhet varianti dominues. Megjithatë, në një periudhë ku shtetet po përballen me rekord të infektuarish, testet e shpejta, mund të jenë të padobishme, sipas një deklarate të një eksperti italian Guido Rasi, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Barnave.
Sipas tij varianti Omicron, ka të ngjarë t’i shpëtojë diagnostikimit të testeve të shpejta.
“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.
40% e testeve të shpejta dalin “negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.