Detaje të reja kanë dalë në skenën e vjedhjes në banesën e legjendës së klubit të Milan në Itali. Të arrestuari janë dy shqiptarë një 33-vjeçar dhe një 29-vjeçar, por mediat italaine së fundmi flasin edhe për një grua.
Dy shqiptarët u kapën në flagrancë nga policia italiane teksa u përpoqën të bënin një grabitje në shtëpinë e Gianni Rivera, ish-kapitenit historik të AC Milan, Gianni Rivera.
Mediat italiane së fundmi shkruajnë se të dy shqiptarët, së bashku me një grua, pozicioni i së cilës po ekzaminohet tani nga hetuesit, arritën të hynin në një dhomë pak metra larg shtëpisë së ish-futbollistit. Duke mos mundur të hapin kasafortën ata morën një fanellë origjinale të Milanit nga Zlatan Ibrahimovic, një trofe të Kurorës së Artë, një pjatë të klubit Milan Gianni Rivera, një pjatë të Ligës Kombëtare Amatore me emrin e lojtarit historik dhe një shumë parash prej 6350 euro.
Por si u dështoi plani shqiptarëve?
Ata ishin pajisur me një mjet që lëshonte flakë në temperatura të larta në mënyrë që të shkrinin dyert e kasafortës. Por në këtë moment ishte lëshuar shumë tym dhe më pas diçka u ndez brenda shtëpisë dhe u përfshi nga një zjarr i madh. Flakët alarmuan banorët e tjerë të lagjes, të cilët njoftuan policinë.
Agjentët vunë re menjëherë dy burra dhe një grua, në bordin e një Panda blu të parkuar pranë banesës. Pasi i ndaluan ata panë edhe sendet e vjedhura dhe më pas i arrestuan.