Të shtunë paradite kryeqyteti u përfshi nga tifozllëku për ndeshjen në PD. A do ta marrë dot Berisha selinë? Çfarë plani ka bërë Gaz Bardhi, i njohur si strategu i demokratëve, për ta mbajtur larg zyrave kryesore Berishën dhe të tijtë?
Po policia, a do të ndërhyjë? A do të dalë Basha nga selia? Këto dhe shumë pyetje të tjera morën përgjigje rreth orës 14:00, pas këtyre pamjeve. Kjo qe gjithçka la pas lufta për godinën e PD. Tirana, dy fytyrat e së shtunës së 8 janarit!Tirana, dy fytyrat e së shtunës së 8 janarit! Ndërkohë në mbrëmje të dy palët në luftë shpejtuan duke fajësuar njëri-tjetrin. Njëri nga selia, tjetri nga një hotel në kryeqytet.
Ndërkohë në teatrin eksperimental të Tiranës po shfaqej Mephisto. Mes spektatorëve dhe dy kryetarët e dy kryeqyteteve, Tiranës dhe Prishtinës. Fotografitë të ndihmojnë të besosh që kjo po ndodhte brenda së njëjtës ditë, në një qytet që pak orë më parë ishte skenë lufte.
Tirana, dy fytyrat e së shtunës së 8 janarit!Tirana, dy fytyrat e së shtunës së 8 janarit! Që dhunën e sheh si çiban dhe nuk ka politikan e analist ta bindë se cila është fotografia reale e Tiranës 2022./dritare.net