Një tjetër tërmet është ndjerë në vend, pas lëkundjeve të forta të 9 janarit, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë sërish në Greqi.

Magnituda e tërmetit është 4.3 e Shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Follorinë të Greqisë, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 11 km.

Raportohet që lëkundjet të jenë ndjerë së tepërmi në Korçë, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz. Mediat greke gjithashtu raportojnë për një situatë të qenë në vendin ku dhe ka qenë epiqendra e lëkundjes.

Kujtojmë që edhe dy ditë më parë, një tjetër tërmet goditi Greqinë me magnitudë 5.3 të Shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet ishin të fuqishëm sa që u ndjenë në të gjithë territorin tonë!