Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha po bashkëbisedonte me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të Lëvizjes Demokratike të Gruas, mbështetësit e Berishës i kanë bërë ‘pritë’ jashtë lokalit ku ata ndodheshin.
Me thirrjet “Basha ik” dhe “Tradhtar, plehrë, o qelbësirë”, ata e kanë gjuajtur me vezë.
Ndërkohë në takimi, Basha u shpreh: Mund të themi këtë që, sikur gjithë këtë gjuhë që është përdorur në veçanti në raport me zonjat, me vajzat, me gratë e Partisë Demokratike, nga një grusht njerëzish që s’i kemi parë në fushatë kundër Ramës, as të nxjerrin zë, jo më të bërtasin, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe. A
tëherë për hesap të kujt e bëjnë? Për hesap të PD-së jo e jo, as qytetarëve shqiptarë që duan normalitet, dhe normaliteti nuk vjen duke i shërbyer një tjetër njeriu, i cili ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike, duke zgjedhur sakrificën e grave dhe duke i përdorur gratë si fasadë, apo duke i përdoru si kuota. Gratë nuk janë kuota, nuk janë fasadë, nuk kanë qenë kurrë në bindjen time para se të futesha në politikë, para se të krijoja familje, e aq më shumë tani që në familje sigurisht jam minorancë, por siç e shikoni, e them me kënaqësi që edhe në përgjegjësinë që më keni ngarkuar, po e shikoni që nga grupi parlamentar, tre komisione ku ne kemi kryetar, të tre kryetaret janë zonja. 4 nga 7 delegacionet e Komisionit të Përhershëm Parlamentar, që i takojnë demokratëve në Parlamentin Europian, janë zonja.
Sigurisht dua të shohim më shumë zonja kryetare degësh, kemi pak, morëpo ato që i kemi, janë shembull për të treguar se çfarë mund të bëjë një zonjë apo një zonjushë demokrate, kur vendos zemrën, shpirtin, personin tek misioni që kjo parti, kjo familje politike ka. Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje.. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.