Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, nuk e thirri sulmuesin belg Romelu Lukaku për ndeshjen e kësaj të diele në Premier League kundër Liverpoolit, pas deklaratave të futbollistit në të cilat shprehej se dëshironte të largohej nga skuadra londineze.Menjëherë pas kësaj Tuchel ka reaguar duke e konsideruar të gjithë këtë një zhurmë të madhe.

“Situata është bërë shumë e madhe, shumë e zhurmshme, aq afër ndeshjes, kështu që vendosa të mbroj përgatitjen për ndeshjen, prandaj është jashtë. Sigurisht që kemi biseduar, kemi biseduar dy herë, kam folur me protagonistët, sigurisht, por më pas duhej të kuptonim se ai ishte shumë afër ndeshjes. E shtymë vendimin se çfarë të bëjmë, por ndërkohë që shtyjmë duhet të mbrojmë përgatitjen e ndeshjes”, tha menaxheri gjerman. Tuchel në fakt ndëshkon sjelljen e sulmuesit edhe për respektimin e rregullave të brendshme të dhomave të zhveshjes.