Shtëpia e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është ende një vendngjarje edhe mëngjesin e sotëm. Një sasi lënde plasëse u vendos mbrëmjen e kaluar në portën hyrëse të banesës së Dukës, në qendër të qytetit të Durrësit.
Nga pamjet shihet se tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Sakaq, shiriti i policisë është ende aty. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.
Siç raporton gazetari Leonidha Musaj kamerat kanë fiksuar një person me kapuç dhe maskë që është afruar pranë murit rrethues në këmbë, ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar me vrap. Janë shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe të dyshuar për ngjarjen.