Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, do të falte të akuzuarit në sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Trump, i cili nuk ka thënë nëse do të kandidojë sërish për president pas humbjes së tij nga demokrati Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020, e bëri deklaratën në fjalë gjatë një tubimi në Conro të Teksasit.
“Një gjë tjetër do të bëjmë, dhe shumë njerëz më pyesin për këtë, nëse jam kandidat dhe nëse fitoj, ne do t’i trajtojmë këta njerëz me drejtësi”, sepse po trajtohen në mënyrë kaq të padrejtë”, tha ish-presidenti.

Kujtojmë se më 6 janar 2021, mijëra mbështetës të Trump sulmuan Kapitolin, të nxitur nga pretendimet e tij të rreme se humbja e tij në zgjedhje në nëntor 2020.