Qytetarët i janë kthyer ashpër kryeministrit Edi Rama, teksa sot shënohet 11-vjetori i tragjedisë së “21 Janarit”, ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër protestues të thirrur nga Partia Socialiste.

Ishte vetë kryeministri Rama, i cili e nisi ditën e sotme, 21 janar 2022, “me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron”. Rama shkruan në postimin e tij se ka “ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re”.

Por, reagimi i qytetarëve, që ndjekin Ramën në rrjetet sociale, ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, teksa akuzojnë kryeministrin se është bërë njësh me vrasësit dhe po tërheq zvarrë dënimin e tyre.

Komentuesi: Te erdhi dita prap te hedhesh lule ne bulevard…se drejtesi duhen edhe ca vite te demostrosh Zotrote si Kryeminister. Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

Komentuesi: I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën.Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre.Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve.Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: keto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, keshtu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetem te flase vete e te degjoje vete!

Në protestën që përfshiu vendin më 21 janar 2011 mbetën të vrarë 4 qytetarë, konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Asokohe në qeveri ishte Partia Demokratike, ndërkohë që Partia Socialiste ishte në opozitë. Protesta degjeneroi në dhunë, dhe djegie, mes të cilës Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve.