Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqi, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 18 të tjerë, njeri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Autobusi me të cilin po udhëtonin qytetarët e përfshirë në këtë aksident, ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq dhe ngricës në rrugë dhe më pas ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash. Mediat turke shkruajnë se ngjarja ndodhi në rrethin Beykoz të Stambollit, ndërsa si destinacion kishin provincën e Denizli.

Mësohet se mes tre viktimave të konfirmuara deri tani është edhe shoferi.

Të plagosurit nga ky aksident janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.