Turqia po planifikon një dozë të pestë të vaksinës Covid-19 për disa grupe të caktuara qytetarësh. Lajmi u publikua nga e përditshmja “Sabah”, duke cituar një deklaratë të autoriteteve shëndetësore.
Mësohet se personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Sinovac dhe dy doza të vaksinës Pfizer mund të marrin dozën e pestë, nëse kanë kaluar të paktën tre muaj nga doza e fundit e vaksinës që kanë kryer.
Ata mund të vaksinohen me Sinovac, Pfizer ose Turkovac e zhvilluar nga Turqia.
Vaksinimi me vaksinën turke filloi javën e kaluar pasi autoritetet shëndetësore në vend dhanë lejen për përdorim urgjent të saj.
Ekspertët shpresojnë se vaksina e zhvilluar në Turqi do të shmangë mungesën e vaksinave anti-Covid.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56.8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 51.4 milionë kanë marrë dy doza të vaksinës