Kryeministri i Greqisë kërkoi dëmshpërblim prej 2000 eurosh për çdo automjet të bllokuar në Attiki Odos nga kompania koncesionare e Attiki Odos , që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës.
Pas kaosit të shkaktuar dje nga moti i keq “Elpis”, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dëmshpërblim për personat e bllokuar në rrugën kryesore, ku mbetën pa lëvizur mijëra automjete .
Ai ka kontaktuar me menaxhmentin e kompanisë koncesionare të Attiki Odos dhe ka kërkuar pagesën e shumës prej 2000 euro për makinë. Nga ana e saj Kompania e pranoi atë.
Si pasojë e motit të keq Atika vijon të përballe me problemet e shumta që ka sjellë dëbora e rënë.