Gazetari shqiptar nga Kosova Hysni Syla ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçari pasi u godit nga një automjet mbrëmjen e djeshme. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti “ në Mitrovicë. Syla për një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.