Papa Francesku ka theksuar rëndësinë që kanë në jetën e çdo njeri fëmijët dhe vlerën e birësimit , duke thënë se sot vendi po jeton një “epokë jetime”, ku çiftet nuk preferojnë të bëjnë fëmijë, por mbajnë qen dhe mace për të zënë vendin e tyre.

Kjo thotë Papa jo vetëm që mohon amësinë dhe atësinë, por merr dhe anën njerëzor të qytetarëve, ndërsa shumë fëmijë humbin mundësinë për të marrë ‘dashurinë’ duke ndenjur në jetimore.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan një ose më shumë, por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Kjo mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, të merr njerëzimin. Të kesh fëmijë është plotësia e jetës së njeriut. Kjo lloj zgjedhjeje është ndër format më të larta të dashurisë, atësisë dhe amësisë. Sa fëmijë në botë presin që dikush të kujdeset për ta! Dhe sa bashkëshortë dëshirojnë të jenë baballarë dhe nëna, por dështojnë për arsye biologjike; ose , ndërsa tashmë kanë fëmijë, ata duan të ndajnë dashurinë familjare me ata që janë privuar nga ajo”, tha Papa

Papa u bërë apel institucioneve që të thjeshtojnë procedurën e birësimeve.

“Shpresoj që institucionet do të jenë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar në këtë kuptim të birësimit, duke e marrë seriozisht por edhe duke thjeshtuar procesin e nevojshëm për realizimin e ëndrrës së shumë të vegjëlve që kanë nevojë për një familje dhe të shumë bashkëshortëve që duan të japin. veten në ‘dashuri’, tha ai.