Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” solli një eleminim të dyfishtë, ku në televotim do të shkonin banorët e zgjedhur në fund të një zinxhiri shpëtimesh.
Në fund të këtij votimi ishin Einxhel Shkira dhe partneri i saj Dj Dagz, ku i eleminuari ishte pikërisht Dj-i.
Kjo situatë e krijuar solli shumë dinamika brenda shtëpisë, ku dyshja u zhgënjye nga banorët e afërt, që preferuan mos t’i shpëtonin.
Megjithatë, çifti ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga jashtë, ku miqtë e të afërmit kanë postuar ‘story’ suportive në llogaritë e tyre të “Instagram”.
Një ndër to ka qenë pikërisht Dj PM, miku më i mirë i Dagzit, me të cilin hyri brenda në garë si një konkurrent i vetëm.
Edhe pse pas largimit të tyre dhe rikthimit të Arbrit në shtëpi u dyshua për një hatërmbetje të mundshme, duket se PM është më mbështetës se kurrë ndaj mikut dhe kolegut të tij, që mezi pret ta takojë.
Ai ka postuar një “Instastory” mbrëmjen e djeshme ku ka shrehur krenarinë për Dagz, si dhe deklaron kohën e ribashkimit fizik dhe profesional të dyshes.
“Proud with you bro. Tash osht koha #ItsPMandDagz. I love you bro, deri n’vdekje bashke”- ka shkruar teksa ka publikuar një foto të tyre duke u përqafuar gjatë hyrjes surprizë të PM në shtëpi.
Tashmë, është e qartë se, edhe pse u përfol për një hatërmbetje të mundshme të PM-it për faktin se Dagz u rikthye në lojë pa të, duket se dy Dj-t janë më afër njeri-tjetrit se kurrë.