Kryebashkiaku Erion Veliaj e dha një lajm të mirë për qytetarët e Tiranës këtë të dielë nga parku i Liqenit Artificial.

“Kemi operacion të veçantë. Dua të falënderoj Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për lirimin e një tjetër parcele, një parcelë me gjeq, e zbatuar. Edhe disa metra i kthehen qytetit të Tiranës e cila do të kthehet në një parking dhe më pas parking nëntokësor”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt të gjithë duhet të bëjnë vepra më të mira për qytetin në mënyrë që të trashëgohet e njëjta mënyrë veprimi dhe mendimi. “Jeta nuk është sprint, është garë me stafete. Nëse ne e kalojmë stafetën domethënë që e kemi bërë mire punën tonë”, vijoi kryebashkiaku.

Së bashku me një sipërmarrje private kreu i bashkisë mbolli disa pemë në Parkun e Liqenit duke iu shtuar kështu mijëra pemëve të mbjella në kryeqytet gjatë viteve të fundit.