Temperatura 20 gradë celsius ka bërë që kroatët të dynden në plazhe dhe të lahen në det.Index.hr shkruan se sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik atje, sot në orën 14:00 është shënuar një rekord temperaturash referuar dhe faktit që jemi në muajin janar.
Për pasojë shumë banorë të Dubrovnikut e shijuan një ditë dimri duke u larë në det. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Kroaci e Dubrovnik këtë sezon të ftohtë dimri.