Dimri ka rritur numrin e urgjencave pediatrike nëpër poliklinika për shkak të qarkullimit të Covid dhe virozave. Sipas mjekëve, në kohën kur në vend po qarkullojnë viroza të ndryshme dhe Covid, diferencën edhe tek fëmijët e bën vetëm testi anti-Covid.
“Tani në Janar ka patur fluks të paraqitjes së fëmijëve, të grupmoshave të ndryshëm. Krahas virozave kemi edhe Covid-in Omicron dhe Delta, që po e kalojnë me shenja të lehta. Kur dyshojmë për Covid bëjmë testin anti-Covid të shpejtë dhe më pas vijojmë me vizitën”.
Qendra shëndetësore Nr 10 në Kinostudio, ajo nr.6 Kombinat, qendra shëndetësore Nr.7 dhe qendra shëndetësore Nr.8, Laprakë janë hapur 24 orë. Sipas mjekëve pediatër, vetëm gjatë ditës janë gjatë kryhet rreth 40 vizita.